Gazeta Si – Dyqanit të një punjësi policie i është vendosur tritol mbrëmjen e të premtes në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në fshatin Katund i të Ri, ndërsa një sasi e vogël tritoli, u vendos në qepenin e derës së jashtme të dyqanit.
Nga shpërthimi pati vetëm materiale, teksa ngjitur me dyqanin ndodhet edhe banesa e familjes së policit.
Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në banesë. Bëhet fjalë për punonjësin Hysen Gashi, 54 vjeç, anëtar i forcave ‘Shqiponja’ në Durrës.
Policia s’ka ende asnjë të dyshuar, por shkak për ngjarjen dyshohet të jetë puna e efektivit. Ndërkohë, Gashi ka deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjë.
“Nuk kam pasur kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm, shkaktoi panik në familje dhe tek fqinjët. Dolëm menjëherë përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Konstatuam se lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit”, ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




