Ka ndodhur

Durrës, pronarja e një agjencie udhëtimi falsifikonte testet për Covid 19

Një 56-vjeçare, pronare e një agjencie udhëtimi, është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se falsifikonte testet për Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Testet, është vënë në pranga shtetësja me me iniciale A.R. Gjithashtu u kapën dhe u proceduan penalisht dy persona, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë