Ka ndodhur

Durrës, përfshihet nga flakët lokali i reperit të njohur, Noizy

Lokali i reperit të njohur, Noizy, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa vetë stafi i lokalit ‘Zins’, njofton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Lokali rezulton në emër të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut.

Lokali ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për shkak të situatës.

Policia nuk ka dhënë ende shkak për flakët, ndërsa thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë