Nga Gazeta Si- Një 34-vjeçare nga Venezuela dhe një 24-vjeçare nga Kolumbia kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për prostitucion.
Në lagjen 12 në Durrës u zbulua një apartament ku ushtrohej prostitucion. Dy të arrestuarat, N.T., 34 vjeç dhe A.A.., 24 vjeç kishin marrë me qira apartamentin, për qëllim prostitucioni.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, për M. A., A. A. dhe D. T.
Gjatë arrestimit u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



