Një 26-vjeçar, banues në Manzë, Durrës, është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Durrës për shkak se është kapur me armë pa leje.
Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës po qarkullonte me automjetin tip “Range Rover”, në aksin rrugor Manëz-Maminas.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative , policia ndaloi automjetin me të cilin lëvizte 26-vjeçari dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




