Ka ndodhur

Durrës, asgjësohen me anë të djegies 254 bimë narkotike

Gazeta Si – Qindra rrënjë kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan më pas me anë të djegies në Durrës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Kapedanaj, Ishëm, në një sipërfaqe toke, pronë private, janë gjetur të kultivuara 254 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Policia shpalli në krkim autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin A.Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë