Gazeta Si – Kapiteni dhe mekaniku i një peshkarexhe janë arrestuar në Durrës, pasi kishin përshtatur një depozitë për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar.
Sipas policisë, qëllimi i Flamur Aliut dhe Nuri Xhekës, ishte shmangia e detyrimeve doganore. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Diesel”, i zhvilluar 2 javë më parë.
Ndërsa vijon të kërkohet administratori i peshkarexhës, i identifikuar si Alban Malindi. Ai është vëllai i Gentian Malindit në kërkim për trafik kokaine që në vitin 2019.
Ata kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




