Ka ndodhur

Durrës, arrestohet 31-vjeçari i kërkuar në Itali për trafik droge

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim është arrestuar nga policia në Durrës.

Agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Step”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë