Në Durrës, janë arrestuar dy persona në vijim të operacionit të koduar “KRIPTOFARM”, E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak dhe E.H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.
Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” një javë më parë, u arrestuan në flagrancë 3 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kryenin veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.
Por dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liroi Rramush Dumanin, Liserxhio Xheferrajn dhe Ardian Çekiçin, me masën detyrim paraqitje, pasi vlerësoi si të pamjaftueshme provat për t’i mbajtur në burg.
Gjatë aksionit policor të shtunën e kaluar, policia sekuestroi pajisje dhe panelet diellore në dy laboratorë për kriptomonedha.
Këta persona kishin ngritur një strukturë në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës dhe një tjetër në fshatin Fllakë, Shijak, Durrës, me aparatura me vlerë 1 milion euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




