Gazeta Si – Katër të rinj janë shpallur në kërkim, pasi morën peng ditën e djeshme në Durrës një 48-vjeçar me inicialet D.S., të cilin e kanë dhunuar brenda automjetit të tyre.
Policia ka identifikuar autorët, A.K., 27 vjeç, K.K., 31 vjeç, J.K., 35 vjeç dhe S.P., 27 vjeç, të gjithë me banim në Durrës, ndërsa po punon për kapjen e tyre.
Pas kallëzimit të bërë nga i dhunuari, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin e përdorur nga pengmarrësit për ta dhunuar.
48-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e konfliktit mes pengmarrësve dhe 48 vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.