Nga Gazeta ‘Si’ – Situata e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit ka sjellë problematika në një numër të konsiderueshëm banesash, rreth 300 të tilla, të cilat kanë prani të ujit.
Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca, ndërsa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit nga burgu i Durrësit.
Probleme të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit, ndërsa rreth 40 ha tokë është nën ujë.



Ndërkohë po vazhdon puna për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Në terren janë të angazhuara forca edhe nga Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.


Raportohet se ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.