Ka ndodhur

Durrës, 29-vjeçari thyen ‘arrestin shtëpiak’ dhe bashkë me 2 të tjerë grabisin një lokal

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim për një vjedhje të ndodhur në një lokal të lagjes nr.18.

Në pranga ka rënë 29 vjeçari Arbër Tivari, i cili ishte në “arrest shtëpie” për një aksident me vdekje të ndodhur në vitin 2022-in dhe shoku i tij, M.Ç., 30 vjeç.

Grabitja ka ndodhur më 18 nëntor të këtij viti në lokalin e L.K., të cilit i kanë vjedhur sende të ndryshme brenda biznesit me vlerë deri në 3 milionë lekë të vjetra.

Ata kanë bashkëpunuar edhe me një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Tivari është i njohur për aksidentin e rëndë që shkaktoi 3 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy vajzat e reja, Silva Gjergji, 26 vjeçe dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe.

Viktimat ishin pasagjere në automjetin që drejtohej nga Tivari, i cili gjithashtu ka precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.

Materialet e parapara së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Give me the burgosurit nga sell the qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë