Ka ndodhur

Durrës, 19-vjeçari kapet me 1 kilogramë tritol

Gazeta Si – Katër kallëpe me tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kg, u sekuestruan në Durrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kulla”, u arrestua R.K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.

I riu u kap në aksin rrugor Sukth-Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë