Gazeta Si – Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zgjedhur të mos reagojë një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shtroi shtatë pyetje SPAK-ut nëpërmjet një mesazhi të gjatë ku pretendonte se kishte mbetur pa përgjigje.
Një ditë më parë (30 korrik), kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shtroi shtatë pyetje SPAK-ut nëpërmjet një mesazhi të gjatë ku pretendonte se kishte mbetur pa përgjigje.
Ai theksoi se nuk i ka lexuar pyetjet e Veliajt, i cili së fundmi është marrë i pandehur si i akuzuar për korrupsion, pastrim parash, fshejte të psurisë dhe të ardhurave dhe futje të sendeve të paligjshme në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Dumani nënvizoi se institucioni reagon kur e shikon të arsyeshme, por në rastin konkret nuk ka pasur asgjë për ta bërë diçka të tillë.
E vetmja mënyrë për të komunikuar me të, sipas Dumanit është procesi gjyqësor, ku ai theksoi se SPAK i garanton të drejtat Veliajt dhe i përgjigjet me dokumente e prova.
“Nuk i kam lexuar pyetjet e të pandehurit, patjetër ka dhe raste kur institucioni e shikon të arsyeshme se duhet të reagojë, ka pasur reagime. Në rastin konkret nuk kemi asgjë për të reaguar. Ne i garantojmë të drejtat të pandehurit në proces dhe i përgjigjemi me dokumente dhe me prova. Në nuk komunikojmë me të pandehurin në një formë tjetër”, tha Dumani për gazetarët.
Ai bëri me dije se për çështjen Veliaj ka një fraksion të ndarë dhe se “janë disa fakte të cilat janë duke u hetuar nga SPAK”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



