Drejtësia

Dumani kërkon ndryshime kushtetuese për prokurorët e SPAK: Të rikandidojnë në fund të mandatit

Gazeta Si – Altin Dumani, si kryetar i Prokurorisë së Posaçme, ka përsëritur kërkesën që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësi rikandidimi edhe për një mandat 9-vjeçar dhe jo që të shkojnë si prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Por për ta bërë këtë efektive, nevojiten ndryshime kushtetuese në ligjin për Prokurorinë e Posaçme.

Gjatë raportimit para KLP, Dumani argumentoi se duhet të shihet me vëmendje statusi i prokurorëve pasi u përfundon mandati në SPAK.

“Çështjet kaq të ndjeshme siç është statusi, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Nuk kam propozuar ndonje ndryshim pa u konsultuar me të gjithë prokurorët dhe kemi vendosur të shkojmë me një vendim unanim, – tha ai. – Ne kemi propozuar që prokurori mos të emërohet automatikisht pa garë. Të behen ndryshime kushtetuese dhe t’u jepet mundesia prokurorëve qe të rikandidojnë së bashku me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm qe duan të behen pjesë e SPAK. Ka dhe prokurorë që nuk duan të vazhdojnë më, por t’u jepet mundësia e rikandidimit. Të kenë te drejtën dhe më pas vendos Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Unë jam për variantin e parë, të gjithë ne, jo vetëm unë, që në fund të mandatit 9-vjeçar t’i jepet mundesia të rikandidojnë në SPAK dhe jo për variantin tjetër që të shkojnë prokuror në Prokurorinë e Apelit”, – u shpreh kreu i SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë