Politike

Duma nuk heq dorë nga kërkesa: Basha të dorëhiqet, do bënte një akt fisnik   

Grida Duma, e dorëhequr nga detyra e nënkryetares së PD-së pas rezultatit të 6 marsit, tha në një prononcim për mediat, se Basha duhet të dorëhiqet.  

“Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do t’i bënte demokratët që të ringriheshin.

6 Marsi nuk e tregoi këtë. Sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij,” tha Duma.

A do të garonte ajo për kryetare e partisë nëse do të hapej gara?

“As që më shkon në mendje tani, dua të rikthehet debati politik real. Ta besojnë qytetarët. Unë besoj që si çdo gjë në jetë, dhe në historinë e zhvillimeve, ka etapa, situata ka shkuar në ekstremin në maksimum. Nuk mbahet PD me minimum...”, u përgjigj Duma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë