Politike

Dule: Kemi ankimuar dekretin e Begajt për zgjedhjet me 4 gusht

Fredi Beleri do të ankimojë dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht, për kreun e ri të bashkisë.

“Ne kemi ankimuar dekretin e Presidentit, mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin më të përshtatshëm që u garanton ligji. Askush nuk mund ta interpretojë ligjin në bazë të dëshirave apo premisave subjektive. Ligji është ligj.

Ankimi do të bëhet në kohën që mbrojtja e konsideron të përshtatshme dhe brenda afateve ligjore”, tha kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

I pyetur nëse do jetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë të bëjë fushatë për të mbështetur kandidatin e tyre, Petro Gjikuria ai e mohoi këtë gjë.

“Kjo nuk do të ndodh. Kur e keni parë Mitsotaklis që të bëjë fushatë në Himarë?”, tha ai. 

Dule hodhi akuza se arrestimi i Belerit u bë pa pasur prova, ndërsa theksoi se dëshmitari i rremë u pagua nga policia.

“U bë arrestimi në flagrancë e Belerit, pa prova dhe më pas ai u la në paraburgim me një dëshmi penaliteti që ishte e falsifikuar. Akuza e tij mbështetje tek një dëshmi e rreme dhe ishte nga qytetarë me dy dënime penale të formës së prerë për vjedhje dhe mashtrim. Ai dëshmitar ishte i paguar nga policia e shtetit dhe kjo është vepër penale. Policia në kundërshtim me çdo parim dhe normë refuzoi që të jap të dhëna se cilat ishin arsyet që pagoi dëshmitarin e rremë me ca shume dhe me ca qëllimi", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë