Kombetarja

Duka: Shorti na favorizon, trajnerët italianë na përshtaten më shumë

Gazeta Si – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar sërish shortin e eliminatoreve të Europianit 2024, ku Shqipëria ka shanse reale kualifikimi. Sipas tij, shorti është më i favorshëm se në të kaluarën, por ai nuk të çon në Europian.

“Shorti është një anë e medaljes, fillimi i maratonës. Mendoj se shorti na ka favorizuar, rivalët nuk janë të niveleve të papërballueshme për objektivin e Kombëtares. Mund të ishte më i fortë, mund të kishte skuadra me histori të lavdishme apo me më shumë trofe, si Anglia, Franca.

Armand Duka, president i FSHF-se. Gazeta Si, 13 tetor 2022

Por kjo nuk do të thotë se shorti na ka çuar në Europian. Shorti na jep më shumë arsye dhe forcë për të synuar Euro 2024. Në short do të ishim disi më të favorizuar, sepse Shqipëria ishte në vazon e tretë. Tani duhet shumë punë në fushë, duhet të tregojmë se vërtet jemi ajo skuadër me vlera.

Asnjë nuk mund të konsiderohet skuadër më e dobët, as Ishujt Faroe dhe Moldavia. Nëse nuk je në nivelin e duhur, nëse nuk ke mobilizimin maksimal, nuk arrin rezultate.fundmi Polonia dihet që është ekipi më i fortë, jemi përballur në eliminatoret e Botërorit dhe rezultatet nuk besoj se i përgjigjen asaj që prodhoi fusha.

Nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë. E nisim ndaj Polonisë dhe mendoj se është më mirë, pasi ndeshja e parë kundër më të fortit të jep më shumë mobilizim”, – u shpreh Duka për ‘Klan news’.

Trajneri i Kombetares, Edi Reja. Gazeta Si, 13 tetor 2022

Kreu i FSHF-së preku pastaj edhe çështjen tjetër të rëndësishme, atë të trajnerit: “Kemi 3 miqësore që duhet t’i bëjmë dhe pas ose para Italisë do të bisedojmë me trajnerin për të ardhmen. Mund të ketë një kontratë vazhdimi për eliminatoret e Euro 2024, ose mund ta ndërpresë atë. Kam fjalë pozitive për trajnerin reja, në aspektin profesional dhe atë të marrëdhënieve njerëzore.

Është një njeri që i kupton shumë mirë situatat dhe nuk besoj se do të kemi vështirësi për të arritur një konsensus për të mirën e Kombëtares. Pavarësisht kritikave dhe hamendësive, më vjen mirë që trajneri sillet sikur do të jetë në këtë post edhe për 20 vitet e ardhshme.

Trajner shqiptar? Kemi bërë diskutime me trajnerë të ndryshëm në Shqipëri dhe ata nuk arrijnë të marrin përsipër barrën e ekipit Kombëtar. Përveç kësaj, kërkon një eksperiencë ndërkombëtare në kompeticione ndërkombëtare. Gjithsesi, nuk është e thënë që trajneri do të jetë Edi Reja ose jo, do të jetë shqiptar apo i huaj në të ardhmen.

Kemi pasur trajnerë të kombësive të ndryshme, por italianët na përshtaten pak më shumë. Kemi gjysmën e skuadrës që luan në Itali, më shumë se 60% e skuadrës flet italisht, kështu që është disi më e përshtatshme”.

Kontrata e trajnerit Edi Reja përfundon në nëntor dhe mbetet të shihet vazhdimi apo njo me të. Një nga emrat që ka qarkulluar si kandidat potencial

Kontrata e trajnerit Edi Reja përfundon në nëntor dhe mbetet të shihet vazhdimi apo njo me të. Një nga emrat që ka qarkulluar si kandidat potencial

Kontrata e trajnerit Edi Reja përfundon në nëntor dhe mbetet të shihet vazhdimi apo njo me të. Një nga emrat që ka qarkulluar si kandidat potencial është italiani Luixhi Di Biaxho.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë