Gazeta Si – Grupi të bukur dhe të fortë e quan presidenti i FSHF-së, Armand Duka, atë të Shqipërisë për Euro 2024. Përballë emrave të mëdhenj, si Spanja, Kroacia dhe Italia ai nuk e humb besimin për një paraqitje dinjitoze të kuqezinjve.
Me një status në faqen e tij në Instagram, kreu i futbollit shqiptar ka komentuar shortin e Hamburgut, duke theksuar se Shqipëria nuk do të shkojë si turiste në Gjermani. Duka paralajmëron surpriza.
“Spanja, Italia dhe Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve.
Respekt për Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Por, pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona.
Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë!” – shkruan presidenti i FSHF-së, Duka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.