Presidenti i futbollit Armand Duka është shprehur se stërvitjet të paktën duhet të nisin deri më 20 maj në mënyrë që kampionati të rinisë në fillim të qershorit.
“E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje. Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Evropës. E mira është që ne të fillojmë deri në fillim të qershorit, por nëse nuk fillojmë deri në 1 qershor, më mirë të themi stop”
“Minimalisht duhen 20 ditë që ekipet të luajnë. Duhet të bëjnë një minifazë përgatitore. Nuk flasim për kushte normale dot, ndaj edhe me dy javë do të bëhej. Superiorja ka 10 javë, janë edhe ndeshjet e Kupës. Për ta mbyllur pa shumë ngjeshje, optimalja do të ishte 20 maj, maksimalisht fundi i këtij muaji. Nëse nuk fillojmë deri me 1 qershor, më mirë të themi stop. Pastaj futemi në një garë ku do luhet çdo 48 orë. Do ishte e kotë, ndaj më mirë le të nisim përgatitjet për sezonin tjetër. E mira është të fillojmë në fillim të qershorit, pasi me 6 gusht nisin kualifikueset e kupave të Evropës’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




