Gazeta Si – Armand Duka, president i FSHF-së, ndoqi sot nga afër seancën stërvitore të Kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas kësaj seance kreu i FSHF-së foli për ndeshjen me Poloninë, që hap kualifikueset e Euro 2024 më 27 mars.
“Është një ditë e veçantë, sepse është hera e parë që Kombëtarja stërvitet në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Diferencat sot në futboll janë të vogla dhe nëse i bashkon të gjitha, hedh hapin cilësor. Është një risi për t’i krijuar kushte më të mirë Kombëtares dhe për të patur rezultate më të mira.

Ndryshe nga më parë, stafi aktual ka qenë i angazhuar 100% në Shqipëri. Trajneri dhe bashkëpunëtorët e tij duken më aktivë, ndërsa lojtarët duken me energji pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për një rezultat pozitiv në Poloni.
Ekipi është i angazhuar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Objektivi ynë është të kualifikohemi në Euro 2024. Nuk është grup i lehtë dhe luhet në një periudhë të ngushtë”, – u shpreh Duka mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




