Futboll

Duka e pret në Rinas, Ceferin sjell UEFA-n në Tiranë

Nga Gazeta Si – Federata Shqiptare e futbollit konfirmohet edhe një herë si një partnere e rëndësishme e UEFA-s.

Pas Finales në edicionin inagurues të Conference League, fazën finale të Euro U17 dhe ato të Euro U21 në 2027, FSHF do të organizojë nesër (14:00-17:00) Mbledhjen e rradhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Paraditen e të enjtes në Shtëpinë e Futbollit do të zhvillohet Festivali i Futbollit për fëmijë. Në të do të jenë të pranishëm, Presidenti i UEFA-s, Ceferin, Presidenti i FSHF dhe z/Presidenti i UEFA-s, Armand Duka.

Si dhe drejtues të lartë të federative evropiane të futbollit. Axhenda e Mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë është si më poshtë:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s

– Hapja e eventit:

– Caktimi i vendit të Finales së “UEFA Champions League 2026-2027”

– Caktimi i vendit të Finales së “UEFA Women’s Champions League 2026-2027”

– Caktimi i vendit të Finales së “UEFA Futsal Champions League 2025-2026”

– Vendi organizator i “EURO 2027 UEFA Futsal Under-19”

– Vendi organizator i “EURO 2027 UEFA Women’s Futsal”

– Vendi organizator i Finaleve të “2025 UEFA Women’s Nations League”

– Miratimi i Rregullores së “UEFA European Women’s Futsal Championship”

– Miratimi i Rregullores së “UEFA European Qualifying Competition” për “2028 FIFA Futsal World Cup”

Aktivitet fëmijësh i organizuar me rastin e Finales së Conference League në Tiranë

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë