Kombetarja

Duka bën bilancin: Shqipëria modeste ka arritur shumë, 18 pikët s’janë rastësi

Kombëtarja shqiptare mori 18 pikë në kualifikueset e Botërorit të Katarit, duke shënuar një rekord më vete. Për kreun e FSHF-së, Armand Duka, ky rekord nuk është i rastësishëm. Ai ka folur në emisionin “Opinion” për Kombëtaren dhe nivelin e saj aktual.

“Nuk është e rastësishme që Shqipëria mori 18 pikë, është vazhdimësi e punës së ekipit, me objektivin që një ditë Shqipëria të jetë në një Kupë Bote. Çdo gjë ka ndikimin e saj në arritjen e rezultatit, ka edhe gjëra që shumë pak shihen.

Kombëtarja feston golin e Çekiçit në kualifikueset e fundit. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

Është punë komplekse, me përmirësimin e infrastrukturës, mënyrës së stërvitjes, selektimit apo skautimit, motivimi dhe atmosfera pozitive. Çdo gjë duhet bashkuar për të arritur rezultatin. Për një vend modest si Shqipëria, vërtet kemi arritur shumë. Kemi futbollistë shumë të mirë, me kualitet shumë të lartë, por nuk kemi numrin e domosdoshëm për të qenë kompetitivë me skuadra shumë të mëdha të huaja.

Për të arritur në nivelin e atyre skuadrave duhet të kemi më shumë futbollistë kualitativë, prurje nga ekipet zinxhir dhe kjo gjë po vjen. Kemi futbollistë që luajnë në Serie A dhe dihet çfarë niveli është të sjellësh eksperiencën e kampionatit italian”, – është shprehur Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë