Më 6 korrik, një letër dramatike autografike që kompozitori i madh austriak Wolfgang Amadeus Mozart (1756-1791) i dërgoi mikeshës së tij të ngushtë, baroneshës von Waldstätten, do të dalë në ankand në Christie’s në Londër.
Në letër (vlera e së cilës shkon nga 350.000 deri në 580.000 euro) 26-vjeçari shkruan se duhej të martohej brenda dy ditësh për t’i shpëtuar gruas së tij të ardhshme skandalin e nxjerrjes zvarrë nga shtëpia nga policia.
Në kohën e shkrimit të letrës dihej se Constanze jetonte nën të njëjtën çati me Mozartin, gjë që e shtyu nënën, Cäcilia Weber, të dërgonte policinë për të marrë vajzën e saj nga shtëpia e muzikantit për të shpëtuar reputacionin e saj.
Kjo e shtyu Mozartin të deklaronte se e vetmja zgjidhje ishte të martohej me Constanze të nesërmen, ose edhe të njëjtën ditë nëse ishte e mundur.
Çifti u martua më 4 gusht 1782.
Autografia me dy faqe, në gjermanisht, u shkrua nga Mozarti në verën e vitit 1782, ndërsa ishte në Vjenë.
Kjo letër “është mbajtur gjithmonë në koleksione private dhe nuk është parë nga publiku apo studiuesit që nga viti 1989”, tha Thomas Venning, kreu i Christie’s Books & Manuscripts.
“Letrat e Mozartit janë të rralla në ankand dhe është e vështirë të mendosh për një figurë tjetër ikonike historike në të cilën mund të kemi një pamje të pafiltruar ekuivalente të një momenti kaq të rëndësishëm dhe privat”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.