Ka ndodhur

Duhej të ishte në ‘arrest shtëpie’, por 26-vjeçari vidhte dyqane në Tiranë

Gazeta Si – Një 26-vjeçar, me iniciale A.H., u arrestua në Tiranë, si autor i dyshuar i disa rasteve vjedhjesh.

Nga hetimet dyshohet se i riu, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt tjetër.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia tha se vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 26-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë