Biznes

Duhanpirësit e kompanive janë njerëzit më dobiprurës për punën

Pilita Clark – Përgjatë rrugës për në punë, çdo mëngjes kaloj në një vend të papërshtatshëm, konkretisht në hyrjen e pasme të "Financial Times", ku duhanpirësit e fundit të mbijetuar të ndërtesës, ende mund të kenë një kthinë  të qetë për veten e tyre. U bënë  vite që  kur kam ndjerë  nevojën tu bashkohem , derisa jo shumë kohë më parë, mora  një cigare nga një prej pak njerëzve që unë di që ende pi duhan me kokën  jashtë deritares. Një  burrë  të  cilin nuk e kisha takuar kurrë më parë  më  ofroi një  çakmak. Ndërsa tymosnim në  shoqë rinë  e një ri-tjetrit, ai nisi të  më  tregonte rreth punës së  tij në  një  pjesë  të  largët të  godinës ku njerëzit punonin për konferencat dhe ngjarjet e Financial Times. Teksa e dëgjoja që  fliste në  lidhje me se si të  gjithë  e kanë  masakruar veten për të  promovuar një  konferencë  që  mund të  anulohej, nisi të  krijohej një  mendim i tmerrshëm: po fliste për një  ngjarje për të  cilin duhej të  punoja. Ishte një  këmbanë  e menjëhershme, për të  kujtuar vlerën e të  tymosurit në  punë . Është  një  nga mënyrat  më  të  lira dhe më  efektive për të  kuptuar se çfarë  po ndodh në  zyrë . Në  shumë  raste emergjente mund të  jetë  shumë  efektive.

Unë  isha duke punuar në  Washington në  1994 kur qyteti u trondit nga arrestimi i Aldrich Ames, një  oficer i CIA-s i cili u zbulua të  ishte mol sovjetik i një  niveli të  lart shkatërrimi dhe që  kishte tradhë tuar një  zinxhir të  tërë  agjentësh amerikanë  për para.

 Ames ishte një  duhanpirës i tmerrshëm. Por zakoni i tij i të  tymosurit e ndihmoi atë   të  merrte informacione të  dobishme rreth operacioneve të  CIA-as kundër Rusisë  nga tryeza që  nuk ishin aq pranë  tryezës së  tij të  punës. Kur ai shkoi të  tymoste jashtë në  zyrat qendrore të   CIA-s, takohej me shokët e tjerë të agjencisë dhe do të  bënte thashetheme tregtare. Ky ishte një  shembull vdekjeprurës se si të  tymosësh në  zyrë  ndihmon të  potencosh rrjedhjen e informacionit, ende është  çuditshmë risht rilevante.

 Në teori, sa më shumë njerëzit të  përballen me njëri-tjetrin, aq më shumë ka gjasa që ata të shkëmbejnë ide. Jo shumë vite më parë, një pjesë e madhe e kësaj ngjarjeje ndodhi natyrshëm. Në   vitet 1990, punonjësit e zyrës amerikane u thanë hulumtuesve se ata shpenzonin deri në 70 për qind të ditës së tyre duke biseduar me kolegët ballë  për ballë .  Kjo ka ndryshuar qartësisht në një epokë të zhurmshme, të punës në shtëpi, të komunikuar me telefon mes njerëzve që  punojnë .

Zyrat e sotme janë plot me njerëz që ndezin ekranet e kompjuterëve dhe i mbajnë sytë  aty e me kufje në  vesh për tu bllokuar zhurmat. Dhe të  paktë  janë ata që  tymosin, fatmirësisht. Ne po shohim një sërë  "zgjidhjesh" për t'i bërë punëtorët të ndërveprojnë  me njëri-tjetrin, duke filluar me shkallët. Një shkallë e gjerë që lejon dy njerëz të flasin krah për krah është një ide që arkitektët po ofrojnë për të rritur ndërveprimin në  zyrë. Kjo është mirë nëse jeni duke ndërtuar një zyrë të re ose mund të përballoni një rikonstruksion. Një ide tjetër më e thjeshtë: një makinë kafeje me rrota që mund të zhvendoset në mënyrë strategjike për të tërhequr ekipe të ndryshme punëtorësh në të njëjtin vend me qëllim inkurajimin në  biseda produktive. Kam mësuar për këtë nga Ben Waber, një amerikan që kam takuar vitin e kaluar, i cili drejton një kompani të quajtur Humanyze dhe studion lëvizjen e njerëzve në zyrë. Personalisht, më pëlqen të di se ku mund të gjej një kafe çdo ditë. Duke qenë e detyruar të ndjek një makinë që  zhduket, tingëllon e lodhshme. I jam borxhlie një  lexuesi për hiletë  e mia të preferuara: një frigorifer birre në zyrë.

Një burrë nga SHBA-të  i cili ka filluar të  menaxhojë   disa kompani më  ka shkruar për të më treguar disa përfitime të provuara. Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin shpejt, tha ai, "nga punonjësi i prodhimit tek CEO" dhe kjo bëri një ndryshim të madh në mënyrën se si punonin me njëri-tjetrin. Ai këmbënguli në disa rregulla bazë: askush nuk mund të hapte frigoriferin deri sa të gjithë në ndërtesë të mund të pinë dhe të gjithë duhet të ishin të sigurtë se mund të vozisnin në shtëpi ose të merrnin një ashensor. Informatori im më  tha se kurrë nuk kishte humbur produktivitetin me këtë mënyrë  sjelljeje në  kompani. Ai planifikon të matë nëse njerëzit janë më produktivë kur një frigorifer birre është i pranishëm. Mezi pres të  shoh rezultatet. * Burimi- Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë