Gazeta Si – Ka nisur mes emocioneve dhe tifozerisë së zjarrtë vendase sfida historike për një biletë në Boterorin e Amerikës së Veriut, mes Kosovës dhe Turqisë.
Ndeshja teke do vendos se cila mes dy skuadrave do jetë pjesë e Grupit D të Botërorit. Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishin realizimi i një ëndrre të kahershme për ‘Dardanët’.
Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë, teksa ka qenë tre herë në Kupën e Botës.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat dy përfaqësueset do të zbresin në fushë.
Trajneri Franco Foda i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andrew Dallas.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Asllani, Muriqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje