Përballja mes dy rivalëve për titullin kampion në Formula 1: Ljuis Hemilton gabon pak në momentet e rëndësishme dhe është fantastik në adminsitrimin e garës, Maks Vershtapen është një maestro në shkëputje dhe tashmë më i pjekur në garim.
Fillon fundjava që premton të mbetet në memorien e Formulës 1. Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton përkrah njëri-tjetrit në konferencë shtypi, si dy boksierë para një ndeshjeje. Jo përballë, sepse siç u pa në Jedah, atyre nuk u pëlqen ta shohin njëri-tjetrin në sy. Fjalët dhe akuzat nuk mungojnë, as gjestet. Është një duel epokal, një duel epik, sespe përmbledh shumë ngjarje edhe të anës njerëzore.

Karakteri, dy gjenerata përballë
Është një përballje gjeneratash, që të dy i mishërojnë në mënyrë perfekte. Ambicioz, në limitet e arrogancës i riu Maks Vershtapen. Fjalia që e tregon qartë është: “A i kam kërkuar këshilla ‘vjehrrit tim’ Piquet? Jo, nuk kam nevojë”. Më fleksibël dhe më ekspert Ljuis Hemilton, një mjeshtër i vërtetë për ta shkarkuar presionin te rivalët. Përtej retorikës në princip, i riu kërkon të mundë të vjetrin dhe epokën e tij, është një sfidë e pastër mes dy qeniesh njerëzore. Impenjimi social i Hemiltonit dhe gustoja për të vërtetën jokomode, shpesh edhe provokuese e Vershtapenit. Shkon përtej automobilizmit dhe ka për të gjitha llojet.
Eksperienca, holandezi si një veteran
Maks Vershtapen, 24 vjeç, në sezonin e 7-të në F.1, ka treguar se nuk ka shumë për të mësuar. Impresionuse ta dëgjosh kur flet në radio me skuderinë e tij si të admintsrojnë ndalesat e shokut të skuadrës Perez për të favorizuar duelin e tij. Ljuis Hemilton luan për herë të katërt titullin në garën e fundit, për Vershtapen është hera dhe emocionet janë. Nëse nuk do të gabonte në kualifikuese në garën e fundit, sezoni i holandezit do të ishte perfekt në krahasim me atë të anglezit, që ka bërë gabime të mëdha në Imola dhe Baku. Por kampioni, nga gara e Spa e më tej, nuk gabon.

Agresiviteti, Vershtapen shtyn më shumë
Vershtapen shtyn pak më shumë, është një maestro i shkëputjes dhe jo vetëm për këtë rreziqet që ai merr përsipër janë të kalkuluara dhe e çojnë te rezultati i dëshiruar. Tani, me 9 fitore ndaj 8 të rivalit, holandezi është pardon i 0-0, që do të thotë se nëse të dy dalin nga gara, është ai kampion. Në Interlagos dhe Jedah ai nuk është tërhequr, kur ishte momenti për të dueluar me Hemiltonin dhe as që mund ta bëjë këtë gjë të dilën. E ka gati dhe justifikimin: në Silverston e filloi tjetri këtë gjë. Holandezi në fakt ia ktheu reston në Monca.
Kualifikueset, Hemilton magjistar te xhirot
Në letër këtë vit jemi 7-5 për Vershtapen. Duke llogaritur kualifikueset për “sprint race”, rezultati barazohet 7-7. Pak për ndihmën e motorit të W12, shumë për sensibilitin e tij, Ljuis ka ende diçka më shumë. Kur duhet, – ndoshta kurrë kualifikueset nuk kanë qenë kaq të rëndësishme sa në Abu Dhabi, – shpesh ai bën ndonjë magji.
Nisja, numra fantastikë për holandezin
Numrat e semaforit tregojnë për këtë vit se Vershtapen ka bërë vetëm një gabim, atë të kthesës 2 në Castellet. Të shumta kanë qenë shkëputjet e tij të jashtëzakonshme, si në Imola, Montmelò dhe Silverstone. Po ashtu, ishte një kryvepër në rinisjen e dytë të garës në Arabi, ku kaloi Hemiltonin. Gjakftohtësia dhe kurajoja e Vershtapen për t’u futur rrizikshëm janë në memorien e të gjithëve.
Verstappen and Hamilton collide!
— Formula 1 (@F1) July 18, 2021
The title rivals come together at Copse, pitching Verstappen into a high-speed crash.
The Dutchman was able to walk away but he has been taken to hospital for precautionary checks#BritishGP 🇬🇧 #F1 pic.twitter.com/ol1s9dRJoa
Administrimi i garës, një luftë titanësh
Ljuis është një mjeshtër, Maks këtë vit ka treguar maturi, duke eleminuar diuferencën e viteve të mëparshme. Holandezi ka mësuar të përballojë situatat delikate. Llogaritë nuk janë arma e tij më e fortë, por në garë nuk gabon praktiktisht asgjë. Në administrimin e gomave të dy janë shumë të mirë. Në Abu Dhabi duhet shumë kujdes, sepse “Pirelli” ka zgjedhur modelin e butë (C3, C4, C5), që këtë vit është praktikuar në Monako (fitore e Vershtapen) dhe në Soçi (fitore e Hemilton).
Presioni, të dy para historisë
Të dy kanë përpara një arritje historike në karrierë dhe në historinë e F.1. Për Hemiltonin do të ishte titulli i 8-të, me të cilin do të kalonte Mikael Shumakerin dhe do të ishte i vetëm në krye. Për Vershtapenin do të ishte i pari në karrierë. Fakt është që tashmë janë në olimpin e pilotëve. Në një moment u dk se Hemilton e humbi titullin, pasi pas garës së Meksikës ishte -19 pikë. Tani është barazim dhe kjo ka ndodhur, sepse motori i Mercedesit të tij ëhstë përmirësuar, por edhe sepse ai ka qenë perfekt.

Për të gjitha këto arsye, pas 3 daljesh nga gara, në dy prej të cilave nuk ka faj (Baku dhe Silverston, Maks e di që ka një shans të jashtëzakonshëm dhe nuk do që të ketë pengje. Ai ka qenë shumë i zoti deri këtu dhe të ardhmen e ka përpara. Askush nuk dyshon se kështu do të jetë, ambicja e tij është që të jetë më i madhi, por për këtë duhet të fillojë të fitojë tani, duke iu imponuar Hemiltonit. Sepse më pas, për ta barazuar me 8 tituj dhe parakaluar, do të jetë edhe më e vështirë.
Përgatiti: Fatjon Rupi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




