Nga Gazeta ‘SI’ – Pak kilometra larg sheshit “Skënderbej” ku janë mbledhur liderët e Europës, opozita e vendit po mban një protestë.
Me moton “duam votat tona”, demokratët ndër të cilët vetë kryeopozitari Sali Berisha janë mbledhur në sheshin e njohur si Zogu i Parë, ish-stacioni i trenit.
Berisha foli për qytetarët duke thënë se në takimin në Bruksel me partitë e djathta të Europës, ka paraqitur, sipas tij, prova për masakrën elektorale të Edi Ramës
“Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.
Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.”
Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që policia nuk ka dhënë leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.