Ashtu sikurse premtoi, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videomesazhin e këngëtares së njohur shqiptare.
“Dua Lipa vjen me një super koncert në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, theksoi Rama.
Në videomesazhin anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se do të rikthehet në Shqipëri për koncert.
“Mezi pres me ju pa në 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, u shpreh Dua Lipa në videomesazh.
Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.