Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte në Brit Awards 2022.
Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.
Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.
Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mosprezencën e saj në mbrëmje.
Ndërkohë, ylli i top-listave, Adele, fitoi tri çmimet kryesore në Brit Awards të martën.
E mbiquajtur “Mbretëresha e Brits” nga prezantuesja Mo Gilligan, kantautorja e lindur në Londër mori çmimin e parë të natës – kënga e vitit – për këngën e saj në krye të listës “Easy on Me”.
Kënga ishte e para që u publikua nga albumi i saj “30”, një xhirim që Adele ka thënë se e ka bërë për t’i shpjeguar divorcin e saj djalit të saj të vogël.
“Do të doja t’ia kushtoja këtë çmim djalit tim dhe Simonit, babait të tij. Ky album ishte i gjithë udhëtimi ynë, jo vetëm i imi”, është shprehur Adele e përlotur, duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj Simon Konecki.
“Jam shumë krenare për veten time që u qëndrova pas armëve dhe publikova një album që kishte të bënte me diçka që ishte kaq personale për mua (sepse) jo shumë njerëz do të bënin më gjëra të tilla”.
33-vjeçarja gjithashtu fitoi artistin e vitit, një kategori tashmë pa gjini në të cilën u nominuan edhe reperët Little Simz dhe Dave, si dhe këngëtarët Ed Sheeran dhe Sam Fender.
“E kuptoj pse emri i këtij çmimi ka ndryshuar, por më pëlqen shumë të jem grua, të jem një artiste grua”, tha Adele.
Pavarësisht se u publikua vetëm në nëntor, “30”, albumi i katërt i Adele, ishte albumi më i shitur në Britani në vitin 2021, duke shitur më shumë se 600,000 kopje në vetëm gjashtë javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.