Kosova

‘Dua Asociacionin në Kosovë’, Vuçiç: Do të provokohem nga Kurti në Bruksel

Nga Gazeta ‘Si’- Në adresimin para popullit serb, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç deklaroi se në Bruksel nuk po shkon me mendje për një dialog konstruktiv.

“Do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet dhe gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Unë kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë”, tha ai referuar takimit që do të zhvillojë nesër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai paralajmëroi qytetarët dhe mbarë botën se pret që në muajt e ardhshëm situatë gjeopolitike të përkeqësohet, pasi sipas tij, po jetojmë krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Presioni nga Rusia për armët serbe që përfundojnë në Ukrainë ishte i dukshëm, me Vuçiç që hodhi poshtë akuzat.

“Çfarë duhet të justifikojmë?”, u shpreh presidenti serb në reagim ndaj tërheqjes së veshit nga Kremlini, ndërsa shtroi këtë pyetje në fund: “A mendoni se armët përdoren në shesh patinazhi në akull?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë