Ne rrjet

Droni me 370 km në orë, si Hezbollahu ‘shpoi’ kupolën mbrojtëse izraelite dhe goditi Haifën

Grupi i Lëvizjes Libaneze, goditi bazën ushtarake Binyamina në qytetin e Haifas, duke vrarë disa ushtarë dhe duke plagosur dhjetëra civilë

Gazeta Si - Një dron i Hazbollahut ka goditur të dielën më 13 tetor, një bazë të ushtrisë izraelite në qytetin e Haifës, ku shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, përfshirë dhe 4 ushtarë të IDF-së.

Pse Hezbollahu zgjodhi këtë objektiv?

Baza e Binyamina-s është në distriktin e Haifës, një zonë që Lëvizja Libaneze e ka pasur vazhdimisht si objektivin kryesor.

Është një zonë që pret infrastrukturën, kampet dhe portin (civile dhe ushtarake). Pra, pavarëisht mbrojtjes së fortë kundërajrore me sistemin “Iron Dome”, nuk mungojnë sitet ushtarake për t’u shënjestruar. Dhe nuk është një rastësi që edhe fraksionet e tjera shiite e kanë përfshirë në “listën” e tyre.

Për më tepër, bëhet fjalë për një rajon ngjitur me territorin libanez - kjo merr parasysh distancën me të cilën ndodhet - dhe është i rëndësishëm për shtetin hebre.

Në këtë mënyrë Hezbollahu ruan presionin ndaj kundërshtarit, reagon në fazën e vështirë, shmang “daljen bosh” të raketës më të fuqishme.

Burimet e mediave thonë se “Partisë së Zotit” mund t’i ketë mbetur një e treta e armatimit me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme. Vlerësim që i atribuohet burimit të sigurisë.

Është një përpjekje e dukshme propagandistike që shoqëron atë operacion: këtë mëngjes militantët e kanë përcaktuar Haifën si "Kyriat Shmonën e re", një lokalitet në kufi gjithmonë i cenueshëm ndaj sulmeve dhe kanë shpjeguar se bombardimi është një përgjigje ndaj atyre të kryer nga izraelitët në Bejrut. Duket se ata duan të krijojnë një "ekuacion" të ri të luftës.

Taktika pët goditje

Guerilët, në të kaluarën, kanë dërguar dronët e tyre në këtë sektor. Inkursione që kanë filmuar objektivat e tyre dhe më pas shpërndanë imazhet për qëllime propagande. Por disa nga këto goditje të grupit libanez, kanë shërbyer për të vëzhguar mbrojtjen, pra pikën e dobët.

Në një nga bastisjet e tyre ata përdorën një rrugë tashmë të dukshme, me një dron pa pilot që i afrohej detit.

Në të njëjtën kohë, kjo ishte përshtatja e zakonshme e nisjes së raketave - rreth 180 - për të kapur sa më shumë objektiva të jetë e mundur.

Sipas IDF, "kundërajrori" kishte shkatërruar një nga dronët, ndërsa një tjetër, duke përparuar në një lartësi më të ulët, i kishte shpëtuar ndjekjes së sistemeve iztaelite. Episodi konfirmon se nuk ekziston një kupolë mbrojtëse totale ndaj këtyre kërcënimeve.

Sa i madh është arsenali i Hezbollahut?

Në këtë goditje u përdor një variant i “Mirsad 1”, i modelit iranian. Ka një rreze veprimi prej 120 kilometrash, një ngarkesë 40 kilogramë, një shpejtësi prej 370 km/h. Arma është relativisht e thjeshtë, jo shumë e shpejtë dhe mund të dëmtojë.

Burimet izraelite mbështesin se militantët shiitë kanë më shumë se 2 milionë dronë, për vëzhgimin paraprak dhe sulmin, material i ardhur nga Irani.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë