Gazeta Si- Një 36-vjeçar është shoqëruar në polici si autori i dyshuar i ngritjes së një droni, i cili u kap mbi ambientet e burgut të Burrelit dy ditë më parë.
“Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel. Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.
Policia njofton se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Drejtoria e Burgjeve njoftoi se një grup kriminal tentoi të fusë sende të ndaluara përmes një droni. Megjithatë pavarësisht se e kapën, në mjetin inteligjent nuk kishte sende të ndaluara.
Por sipas “Burgjeve” hetimet kanë treguar një tendencë të grupeve për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.