Politike

Dronët rusë në Poloni, Begaj: Dënojmë shkeljen e hapësirës ajrore!

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas goditjes së territoreve të Polonisë nga të paktën 12 dronë luftarakë të lëshuar nga Rusia.

Begaj thotë se Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Poloninë dhe mirëpret reagimin e saj në koordinim me NATO-n, për të ndaluar përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.

Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve”, ka deklaruar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë