Ka ndodhur

Drogë, prostituta e armë në një hotel në Tiranë, 7 të arrestuar

Gazeta Si – Pronari i një hoteli është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për drogë dhe prostitucion.

Policia thotë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”, në pranga kanë rënë edhe 6 të tjerë, mes tyre edhe dy gra.

Gjatë operacionit të policisë, janë sekuestruar armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– P. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat  penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– I. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucioni”;

– V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë