Ka ndodhur

Drogë, peshore elektrike dhe para në banesë, kapet 39 vjeçari në Durrës

Një shpërndarës i drogave të forta në qytetin e Durrësit është arrestuar këtë të enjte gjatë aksionit të koduar policor “Pista”.

Në pranga ka rënë L.K. 39 vjeç, pasi kishte marrë informacion se ky person shpërndante kokainë në doza në disa zona të qytetit bregdetar.

39-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe gjatë kontrollit fizik të tij, por edhe banesës, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë