Ka ndodhur

Drogë në makinë, të riut në shtëpi i gjendet edhe pajisje për kriptomonedhat

Gazeta Si – Një 27 vjeçar është arrestuar pasi është kapur në makinë teksa lëvizte me lëndë narkotike gati për shitje. Ndërkohë në banesë iu gjetën dhe pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.

Të arrestuarit, të identifikuar si Herald Myftari, banues në Fier iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave. Informoi sot policia e Fierit.

Operacioni u kodua “Rrjeti”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë