Drejtësia

Drogë në lokalet e ish-Bllokut, burg për 23 të arrestuar. Ndryshon masa për 2 të tjerë

Gazeta Si – Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 23 prej 25 të arrestuarve që u prangosë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku furnizonin me drogëra të forta lokalet e natës. Për dy prej të arrestuarve ka ndryshuar masa, 5ku ndaj njërit u vendos masa e detyrim paraqitje” dhe ndaj tjetrit “arrest shtëpie”.

Në paraburgim janë lënë edhe dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi të cilët dyshohen si krerët e grupit kriminal. 

Në operacionin “Blloku 33” janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë, 450 gramë heroinë, dy pistoleta, 29 celularë, gjashtë automjete, katër peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në pranga kanë rënë kryesisht banakierë dhe kamarierë të këtyre lokaleve pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës si në Selitë, Shkolla e Bashkuar etj.

Dy vëllezërit e arrestuar, Durim Gurzi dhe Artur Gurzi, pasi vëllai i tretë është ende në kërkim, janë personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit.

Kush janë të arrestuarit: Arnold Hida; Durim Gurzi; Artur Gurzi; Elvis Sejdo; Julian Bushati; Adnan Hida; Sabian Jashari; Mario Avdiaj; Geraldo Kovaçi; Albert Shushku; Emrah Mustafaj; Xhoana Rustemi (Hasani); Vladimir Qerimi; Myzafer Xhanari; Albi Shehu; Ledio Dervishi; Juljan Rabushja; Elisard Rrustaj; Kledi Sinani; Bledar Duka; Kevin Troplini; Samuel Demiri; Ardit Dervishi; Ledin Kazanxhi; Faik Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë