Ka ndodhur

Drogë në kufi, arrestohet një belg dhe një polak në Qafë Thanë e Kakavijë

Dy shtetas të huaj janë vënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës në sasi të vogla. Në dy operacione të ndryshme, policia ka arritur të zbulojë dy tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se në doganën e Qafë Thanës, është kontrolluar një automjet tip “BMË” që drejtohej nga një belg dhe është gjetur drogë.

Mjeti drejtohej nga shtetasi M.Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë dhe atij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, në një operacion tjetër në Kakavijë, është kontrolluar një motoçikletë që drejtohej nga qytetar nga Polonia, 37 vjeç, me iniciale P.Ë., ku u zbulua një tjetër sasi lënde narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë