Ka ndodhur

Drogë në fshatrat e Krujës, asgjësohen 480 rrënjë kanabisi (Video)

Gazeta Si – Rreth 480 rrënjë kanabis janë asgjësuar në një operacion të policisë në malësinë e Krujës. Uniformat blu njoftuan se lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, nga ana tjetër, vijon ende operacioni “Territori i pastër” dhe sekuestrimi i fundit ishte vetëm faza e 26 e tij.

Në këtë aksion u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 efektivë dhe u përdorën 11 dronë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë