Ka ndodhur

Drogë në burgun e Drenovës, i dënuari tenton të gëlltisë 6 doza kanabis

Gazeta Si – Një sasi e vogël lëndë narkotike është kapur ktë të enjte në burgun e Drenovës në Korçë.

Sipas informacioneve, gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara kanabis.

Dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Gardianët kanë arritur të gjejë këtë sasi në gojën e të dënuarit, gjatë përpjekjes së tij  për ta gëlltitur.

Ndërkohë, kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi është futur brenda këtij institucioni të sigurisë së lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë