Gazeta Si – Një 25-vjeçar u arrestua në flagrancë Tiranë, pasi akuzohet se trafikonte drogë nga Tajlanda drejt Shqipërisë. Policia tha se sekuestruan 2 kilogramë kanabis me përqindja të lartë THC me vlerë 40 mijë euro.
“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 4”, u arrestua shtetasi R. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar”, njoftoi policia.
Në momentin e arrestimit, atij i janë sekuestruar edhe shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Ndërkohë vijon puna për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Siç duket nga pamjet, i riu është arrestuar në momentin që po e merrte drogën nga posta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




