Ka ndodhur

Drogë me postë nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Nga Gazeta ‘SI’ – Tre të rinj janë arrestuar nga policia për trafik droge nga Tajlanda në Shqipëri me anë të postës.

Sipas informacioneve, të rinjtë porosisnin rroba nga Tajlanda dhe pakot mbusheshin me lëndë narkotike me përmbajtje të THC-së.

Policia në bashkëpunim me postën shqiptare ka mundur të mbaje nën vëzhgim pakot deri në dorëzim, ku secili prej të arrestuarve kishte role specifike që nga porositja e mallit, marrja në dorëzim e postës.

Pako kishte një sasi prej 520 gramë lëndë narkotike, me vlerë 11 mijë euro.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. P., 25 vjeç, R.Z., 25 vjeç, E.K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë