Gazeta Si – Një 23-vjeçar nga Italia, M.M., është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.
Policia tha se ka sekuestruar 917 gramë kanabis me vlerë rreth 20 000 euro, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Italiani u kap në flagrancë në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me përqindje të lartë THC.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë kanabis, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Javët e fundit, policia ka goditur disa raste të trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC-je që vinte SHBA-ja dhe Tajlanda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.