Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si drogë, dhunë dhe alkool.
Mes të arrestuarve është edhe një 25-vjeçar, i cili ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Ndërkohë, një 43 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




