Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar në Gjirokastër pas operacionit të koduar “Red Line”, pasi ishte i dënuar me 2 vite dhe 8 muaj burgim për drogë. Surjat Rroshi, dyshohet se është një prej autorëve të lëndës narkotike të kapur në Kakavijë në datën 28 dhjetor.
Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas, është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku policia gjeti 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




