Gazeta Si – Dy persona K.K., dhe B.Z., janë arrestuar në Sarandë, pasi janë kapur me armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe drogë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishnet” është bërë i mundur ndalimi i një 30-vjeçari i dyshuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, ku në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.
Në pranga është vënë gjithashtu edhe ish-kunati i tij, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë një aksioni në lagjen nr.2, Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.
Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




