Ka ndodhur

Drogë dhe mallra kontrabandë, tre të arrestuar në Vlorë

Nga Gazeta ‘Si’- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të operacionit policor, “Tabachino”.

Nga ky aksion i policisë, janë goditur dy raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara kontrabandë. Janë vendosur në pranga D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga askioni janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar kishin përshtatur ambientet e ‘Tabacchino-ve’ për të kryer aktivitetin e paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë