Ka ndodhur

Drogë dhe armëmbajtje pa leje në Berat, një 48-vjeçar në pranga

Gazeta Si – Një grup kriminal është goditur në Berat, pasi dyshohet se i përfshirë në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje.

Policia thotë se ka vënë në pranga një 48-vjeçar, ndërsa janë proceduar penalisht vëllai i tij dhe një i afërm i tyre.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Gjithashtu nga hetimet, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë